• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pak javë pas ndarjes nga Morena Taraku, reagon për herë të parë Sasha Sobhani

Lidhja e Morena Tarakut dhe miliarderit nga Irani, Sasha Sobhani pushtoi të gjitha mediat rozë. Pavarësisht se Morena dhe Sasha dukeshin shumë të dashuruar, lidhja e tyre përfundoi brenda pak ditëve pasi doli lajmi.

Menjëherë pas ndarjes Morena filloi të reagonte, duke treguar se nuk kishte më nevojë për Sashën dhe madje e akuzoi se ai ishte ‘gay’. Ndërsa Sasha pas gjithë këtyre ditëve ka vendosur më në fund të flasë për lidhjen e tij me Morenën. Nëpërmjet aplikacionit në ‘Instagram’, “Më bëj një pyetje”, Sasha u është përgjigjur të gjithë atyre që janë interesuar për këngëtaren shqiptare. “Pse u ndave me Morenën? Ishit një çift perfekt së bashku”, – ka shkruara dikush. Sasha ka zgjedhur thjesht të përgjigjet me një ‘emoji’ duke treguar në një farë mënyre se dhe atij i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Ndërsa kur u pyet se çfarë mendon për Morenën ai u përgjigj: “Vajzë e mirë”. Sasha nuk u ka shpëtuar edhe pyetjeve për orientimin e tij seksual, megjithatë ai ka zgjedhur që në formë ironie të hedh poshtë akuzat se ai është ‘gay’. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE