“Paisley Park” hap dyert, nisin vizitat në vilën e Prince

1475838645prince

“Paisley Park”, rezidenca dhe studioja e yllit te ndjerë të muzikës Prince në periferi të Mineapolis, hapi të enjten dyert për publikun. 57-vjeçari vdiq në pronën prej më shumë se 6 mijë metrash katrore në muajin prill, pas një mbidoze aksidentale qetësuesish. Planet janë që kompleksi të kthehet në muze, por deri në konkretizimin e tyre autoritetet kanë siguruar leje 3 ditore për një vizite përuruese. Vizitorët do të shohin katin kryesor të “Paisley Park”, ku përfshihen edhe studiot e regjistrimit e të miksimit. Ata do të kenë gjithashtu mundësinë për të parë dhomat e montazhit, ato të provës, një sallë koncertesh dhe objekte nga arkivat personal të këngëtarit trupvogël, por tepër karizmatik. Në “Paislay Park” gjendet edhe hiri i Princit. Stephanie Davis ishte një prej vizitoreve të para të enjten. “Menjëherë pasi dëgjova për hapjen e “Paisley Park”, të qenit këtu në ditën e përurimit u bë dëshira ime më e madhe”. Turet do të vazhdojnë në 8 dhe 14 tetor.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password