close
Breaking NewsLajme

Ornela ka ditëlindjen dhe Majlinda Bregu i shkruan me fjalë zemre: Je goca më e bukur

majlinda dhe ornela bregu

Moderatorja e dashur e ekranit shqiptar, Ornela Bregu feston sot ditëlindjen. Dhe veç urimeve private, në këtë ditë Ornela ka marrë edhe një urim shumë të bukur publik nga motra e saj. Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu i ka kushtuar disa fjalë zemre motrës së saj.

“Falenderimet i shkojnë mamit dhe babit që si sot X vite më parë më bënë më nje motër yll të bukur, të urtë, të ëmbël që më dëgjonte dhe pastaj bënte atë që mendonte vetë. Gëzuar ditëlindjen motra! Me buzëkuq e pa të ti je goca më e bukur në botë!” ,– ka shkruar Majlinda, duke i kërkuar motrës së tretë të mos i mbetet hatri për këtë deklaratë të sajën.

Menjëherë pas këtij urimi të veçantë, ka ardhur edhe përgjigjja e Ornelës, e cila i ka shkruar Majlindës ”Shpirti im. Ti kështu thua çdo ditë të vitit”.

Tags : ditelindjeMajlinda BreguOrnela Bregu
loading...