Pak njerëz e dinë që Orinda Huta përveçse e talentuar, e bukur, është edhe një kuzhiniere shumë e mirë. Të gatuarit për moderatoren simpatike është një pasion, të cilin ajo e zhvillon çdo ditë duke eksploruar receta të reja. Por këngëtarja jonë duket se është e fiksuar edhe pas ushqimit të mirë. Ori nuk i thotë dot “jo” gështenjave të pjekura dhe shohim shpesh që në Insta Stories të postojë foto duke i konsumuar ato.