Adelina Ismaili, diva e muzikës shqiptare, i është larguar prej kohësh ekranit, duke bërë që mungesën t’ja ndjejnë pa dyshim të gjithë. Këtë ndjesi duket se ka dhe gazetari i njohur, Ervin Kurti, i cili me anë të një videoje të xhiruar 5-vite më parë ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e ‘Apartamentit 2xl’ dhe kur e ftuara speciale ka qenë pikërisht Adelina. Në atë video këngëatarja falenderon Ervinin për ftesën që i bëri, duke i mundësuar asaj një natë plot të qeshura e humor. Duke qenë se Ismaili është personazhi që opinionisti i ‘Top Show Magazine’ do më fort, sigurisht kjo video duhet të jetë një kujtim shumë i veçantë për të. Këngëtarja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe pret me pa durim të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë./revistawho.com
https://www.facebook.com/ervin.kurti.71/videos/3702171443571/