close
Breaking NewsLajme

Olti Curri i përgjigjet Alessias: Solle emrin e babit si CV në Shqipëri, u rreshtove pro Olsit dhe i rregullove dhëmbët

olticurri

Siç ju njoftuam edhe më herët, pas mbarimit të edicionit të 9 të “Big Brother”, autorja e sivjetshme Alessia Vessicchio vendosi të flasë, për të thënë të vërtetat e saj. Dihet se deri më tani italiania ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur, lidhur më gjithçka është diskutuar për punën e saj përgjatë këtyre muajve. Por sot Vessicchio foli në “Instagram” duke falenderuar bëshkëpunëtorit si dhe iu përgjigj kritikëve. Në mesin e atyre që sipas Alessias kanë dashur ta dëmtojnë, ajo ka përshirë edhe opinionistin e “Fan Club”, Olti Curri. I njohur pikërisht për replikat e drejtëpërdrejta, përgjigjja e Currit s’ka vonuar. Po ashtu përmes një deklarate të gjatë në llogarinë e tij të “Facebook”, Olti e quan Alessian një njeri pa talent, për të cilën edhe po të kërkosh në “google” nuk gjen dot asgjë.

STATUSI I OLTI CURRIT

“Vallai isha rehat duke ngrënë ca fiq përballë kondicionerit dhe televizorit kur Eraldo Rexho më sjell një status të Alessias (shefja e Big Brother Albania 9, se autorësinë e ka Endemol të formatit ne vetëm përshtasim)…

Nuk bëhet nami po ndenja pa ju përgjigjur Alessias se përgjigjen ajo e ka marrë nga publiku në mijëra e mijëra komente por meqë më tërhoqi në valle ti plas edhe unë nja dy fjalë aq më shumë që është e huaj edhe nuk ka pasur komplekse përballë tyre kur ishim pa brekë në bythë jo më tani që italianët kanë ardhur edhe janë bërë hyzmeqarët tanë.

Statusi ishte plot mllef por i renditur keq, sepse lajmin e kishte plasur te paragrafi i parë edhe vazhdimi ishte monoton. Por tek e fundit nuk prisja ndonjë gjë të madhe nga ajo. Më vjen keq që, duke ju referuar psikologëve që për personat që shkruajnë me gërma të mëdha të shtypit thonë se janë të pasigurtë dhe me komplekse, zbulova edhe këtë anë të një gruaje që ka të drejtë të mbrohet edhe në ekstrem.

Së pari më quan personazh të ulët, por e dashur Alessia i ulur apo i lartë jam një personazh që jam bërë vetë pa pasur si ty babain legjendë në RAI apo Mediaset dhe ta shesësh këtë si CV në Shqipëri, por me gjithë këtë amerikanët thonë : google me, edhe në google për ty nuk del asgjë, as punë, emisione, autorësi etj etj. Ndërsa unë i shkreti del që e kam merituar bukën që ha, plot 250 mijë rezultate me shkrime, intervista, këngë, emisione, opinione, 100 mijë poshtë Ramës kryeministër.

Por ti ke arritur të shesësh si në 1992-shin faktin që je italiane edhe di më shumë sesa ne, ndërkohë që faktet ta rrëzuan këtë version.

Sa për Damianon nuk kam cfarë të them se ai flet vetë, flet publiku, fansat pro dhe kundër.

Nëse mendon që une favorizova Damianon, nuk ke kuptuar akoma që shqiptarët nuk toleruan dhunën. Po çfare duhet të them unë Alessia, që ti u rreshtove pro Olsit që në hyrje duke ndërhyrë që ti bëheshin edhe dhëmbët nga e para, se nuk dukej bukur me dhëmbë të prishur?

Po Ervinit që i flisje te dhoma e rrëfimit: jepi jepi se je shumë mirë, madje harrove të mbyllësh edhe mikrofonin një natë edhe u dëgjua në mbarë shtëpinë!

Sa për shikueshmërinë nuk po flas fare, se flasin shifrat ti kishe të dielën përballë Ermalin me Ilir Shaqirin ndërsa unë kisha Ardit Gjebrenë me “Kam një mesazh për ty”…

Sa për matjen e suksesit me njerëzit që të flasin në rrugë, unë duhej të isha shpallur mbret me kohë para Noizyt dhe Ledrit, por mëso një shprehje që kemi ne “dora në qafë dhe gishti në bythë”, prandaj mos ju gëzo shumë hallexhinjve që presin rrogat edhe të krehin bishtin.

Alessia dua të të bëj të lumtur, por e kam të pamundur sepse mërzitja jote është pasojë e mungesës së talentit dhe atë o e ke, o nuk e ke…

Suksese në emisionet RAI apo Mediaset ku mezi po të presin të bësh fotokopjet…”/ revistawho.com

Tags : alessia vessicchioOlti Curri
loading...