Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” Olsi Klosi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave pasi ai është shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ish-banori ka postuar një video në profilin e tij në ‘Instagram’ të cilën e ka shoqëruar me një shkrim mjaft indinjues.
“Nuk kam nevojë për vëllezër dhe motra. Boll se na hapët barkun. Ju kam parë shumë mirë në ditë të vështira sa më doni. Vëlla e motër të bën nëna në shtëpi jo ‘Instagrami’. Në djall shokët fallco”,- ka shkruar Olsi krahas videos në të cilën shfaqet një aktor duke goditur me pistoletë mbi të gjithë njerëzit e pranishëm. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BgOegDhBtAC/?taken-by=olsi.klosi