close
Breaking NewsLajme

Olsi, Donaldi dhe Danjeli u tallën me personat me aftësi të kufizuara, reagon ashpër Olti Curri: As për t’i pastruar banjot atyre nuk vleni

olti curri per banoret

Në përmbledhjen e datës 21 maj, të publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother” shfaqen Olsi, Danjeli dhe Donaldi, duke ‘imituar’ personat me aftësi të kufizuara. Por ndërsa kishte banorë që qeshnin, kishte edhe nga ata që i shihnin me përbuzje këto veprime. Edhe përse janë penduar për atë çfarë kanë bërë, pasi janë kthjelluar se veprimet e tyre prekin jo pak persona e familjarë të tyre, Danjel-Donald-Olsi janë përfshirë në një debat që me situata të shkëputura ka zgjatur mbi 1 orë. Marjusi dhe Elsamedi kanë qenë ata që u janë kundërvënë treshes imituese. Por më i zjarrtë ka qenë debati mes Olsit dhe Elsamedit, i cili edhe përse vijonte për imitimin, duket se bazat i ka te xhelozia e këtij të fundit për Ambran. Djemtë e lanë për jashtë shtëpisë sqarimin, por debati mes tyre degjeneroi në fyerje.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe opinionisti i “Big Brother Fan Club”, Olti Curri, i cili përmes një statusi në “Facebook” është shprehur kështu: “Olsi, Danjeli dhe ky tjetri qe as emrin nuk ia kam fiksuar, aq i parëndësishëm është… duke u tallur me personat me aftësi fizike të kufizuara… Këta tre konkurrentë së bashku nuk vlejnë aq sa t’i pastrojnë banjot këtyre personave që jeta i ka vënë në një sfidë aq të rëndë”, – ka përfunduar Curri.

https://www.youtube.com/watch?v=24iNujBvN3U&feature=youtu.be

Tags : banoretBig BrotherfyerjeOlti Curri
loading...