• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olsi Bylyku zbulon arsyen e largimit nga “Portokalli”

Aktori i njohur në ‘Portokalli’ si Kimikati pak kohë më parë zbuloi se do të largohet drejt ‘Klan Tv’. Olsi Bylyku ka zbuluar në një intervistë për ‘Klan’ arsyet e kësaj lëvizjeje. Ai ka shpjeguar se zgjodhi rrjetet sociale për ta ndarë lajmin me fansat pasi aty është komentuar shumë. “Në Tv Klan do të më shihni si Olsi Bylyku, pasi si Olsi mu bë dhe ftesa”,-ka thënë ai. Ndërsa për faktin që do punojë me kolegët që e kanë shoqëruar në ‘Portokalli’ dhe a do e lehtësojë kjo punën, Olsi ka thënë: “Kam besuar gjithnjë tek Besi dhe Erioni, si një dyshe fantastike humori (dhe këtë gjë e kam shprehur gjithnjë), por nuk e shoh aspak më të lehtë, pasi më duhet të punoj shumë për të nxjerrë produktin që të gjithë kërkojmë të shohim çdo të diele”.

Rezultate imazhesh për olsi bylyku klan

Kujtojmë se tre aktorët e spektaklit ‘Portokalli’ do të kenë një hapësirë të dedikuar në emisionin ‘E diela shqiptare’ që do të mbajë emrin “B.E Caffe”./revistawho.com