Një javë më parë, reperja e njohur Cardi B bëri të ditur me anë të një postimi se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Offset, me të cilin ka dhe një vajzë.
Ndarja e çiftit erdhi si pasojë e tradhtisë së reperit, që shkaktoi bujë mediatike. Mirëpo së fundmi Offset pohon se këto janë vetëm shpifje dhe sipas burimeve të ‘TMZ’ ai po kërkon me ngulm të rikthehet me Cardi B. Reperi dëshiron të fitojë sa më shpejt besimin e partneres së tij dhe të jetë sërish pranë saj.