Moderatorja, Eva Murati ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku rrëfeu projektet e saj artistike, projektet në ekran dhe disa të pathëna nga jeta private. Prej më shumë se 5 vjetësh, Eva është e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. E pyetur për marrëdhënien e saj me ish-kryetaren e kuvendit Eva tregoi se ajo është njeri i mrekullueshëm dhe shumë e hapur. “Jemi takuar shumë herët, atëherë kur nuk dihej nëse lidhja jonë do ishte kaq e gjatë sepse ishte akoma në fillimet e saj. Realisht është një njeri i mrekullueshëm, është një person shumë i dashur, shumë i qeshur. Jam e sigurt që kur të vijë nusja e vëllait tim në familjen time nuk do ndihet aq mirë sa jam ndjerë unë në familjen e tyre. Ajo i ka bërë gjërat aq të thjeshta dhe me aq shumë dashuri sa vërtet dua ta falenderoj”, -u shpreh Eva./revistawho.com