close
Breaking NewsLajme

Nuk pranoi të luante muzikë popullore, pistoletë në kokë DJ Cerry-t (Foto)

image

Mbrëmë e pamë si çdo të premte tek Arjan Çani, ndërsa ajo që shumë persona mund të kenë humbur e ndoshta nuk kanë marrë vesh,është se një natë më parë, DJ Cerry ka qenë i rrezikuar, ndërsa ka performuar në një nga klubet e natës.
Redaksia e Xing, e cila ka bërë publik rastin, shkruan se Cerry është kërcënuar me jetë për shkak se nuk ka pranuar të luajë muzikë popullore. Një qytetar i maskuar me rroba ushtarake i ka drejtuar DJ-it pistoletën në kokë, por ky i fundit nuk është zmbrapsur aspak dhe ka vijuar të luajë në stilin e tij Funky House.

Qytetari është arrestuar më pas nga forcat e policisë dhe në prani të avokatit të tij është shprehur se kishte kohë që nuk dilte në mbrëmje dhe e kishte marrë malli për një çik muzikë popullore. Çështja i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës së Krimeve të Rënda.

image
Tags : Dj cerrymuzike popullorepistolete
loading...