Nuk lejohen dy bashkëshortë në kryesinë e PS-së, Olta Xhaçka sqaron pozicionit e vet dhe të Gaçit

olta-xhacka

Anëtarja e kryesisë së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, sqaron nenin e ri të Kodit të Etikës të Asamblesë Parlamentare, i cili nuk lejon bashkëshortët si anëtarë të saj. Xhaçka në një intervistë për gazetën “Panorama”, shprehet se përcaktimi përjashtues nga asambleja për një nga bashkëshortët nuk është i vlefshëm për deputetët, të cilët janë automatikisht anëtarë dhe jo të zgjedhur. Ndërsa për grupin parlamentar, sipas Xhaçkës, funksionon rregullorja e Parlamentit dhe jo ajo e asamblesë. “. Unë dhe Artani jemi anëtarë ex-­officio të Asamblesë Kombëtare, si pasojë e të qenët deputetë të Partisë Socialiste. Kodi i Etikës tenton të rregullojë disa marrëdhënie etiko­morale për ta bërë sa më të drejtë vendimmarrjen e këtij forumi dhe nuk është as rregullore, as kod etike për veprimtarinë e deputetit. Deputetët dhe veprimtaria e tyre rregullohen nga kodi i tyre, jo ai i Asamblesë Kombëtare të PS-­së. Ndaj edhe kuptimi se ky kod etik i Asamblesë Kombëtare rrezikon mandatin e deputetit të njërit prej nesh është një keqkuptim i madh, pasi pika 3 e nenit, e cila citohet në këtë rast, nuk është për deputetët, por për papajtueshmërinë e mandatit të kryetarit të PS­-së në bashki apo komunë me funksione të tjera politike, të zgjedhura apo të emëruara në parti”, ka thënë Xhaçka.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password