Nuk ka vetëm duhan brenda paketave të cigareve, ja çfarë po pini në të vërtetë

cigare

Numri i të rinjve të cilët cigaren e parë e kanë filluar para moshës 18-vjeçare është gjithnjë në rritje, ndërkaq shumica e tyre as që janë të vetëdijshëm se sa e rrezikojnë shëndetin e tyre, thonë ekspertët. Shumica e duhanpirësve të rinj nuk e kuptojnë se sa shpejt kjo shprehi mund t’i çojë deri në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, diabetit, sëmundjeve të mushkërive, si edhe të disa llojeve të kancerit.
Mesatarisht një cigare përmban më shumë se 600 përbërës të ndryshëm, ndërkaq tymi i tyre prodhon mbi 7.000 kimikate, 93 prej tyre në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë dhe rrezikojnë shëndetin. Ndër përbërësit e rrezikshëm në disa cigare gjenden madje edhe helmi kundër minjve dhe arseniku, shprehet dr. Kurt Ribisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, gjatë një interviste të dhënë për prestigjiozen “Reuters”. Futja e arsenikut në organizëm gjithsesi mund të jetë i dëmshëm dhe çon në zhvillimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe në helmim. Para se të ndezësh një cigare që ka një temperaturë prej 950 gradë celsius, shiko vetëm disa prej helmeve që përmban: aceton (lëng i pangjyrë, i avullueshëm), acid acetik (uthull), amoniak (lëng pastrues i tretshëm në ujë), arsenik (komponent herbicidesh), benzol (avull vaji), kadmium (bateri), dioksid karboni, tetraklorid karboni, ddt (insektcid), hidrokarbur cianid hidrogjeni, methanol, nikotinë, acid nitrik, polonium-210 (mbetje radioaktive), acid sulfurik, radon, etj.

“Shumë njerëz kërkojnë informacione për përbërësit e duhanit, por nuk kanë ku t’i gjejnë”, thotë dr. Reinskje Talhout, nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin tek Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit në Holandë. “Nëse njerëzit do të dëgjonin rreth këtyre përbërësve, do të shokoheshin”, shton ajo.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password