• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk ka më Blunt dhe Real 1, reperat vijnë me emër të ri

Gjatë gjithë këtyre viteve që kanë qenë në tregun muzikor ata të dy janë njohur si Blunt dhe Real 1, por mesa duket ata nuk do të quhen më kështu.
Ka qenë Real 1 i cili nëpërmjet një videoje në “Instastory” ka treguar se këtej e tutje dyshja do të vijë me një emër të ri, “Shaolin Gang”

“Kemi vendosur të ndryshojmë emrin. Blunt dhe Real s’ka më. “Shaolin Gang”.- ka thënë Real 1.
Reperi gjithashtu ka njoftuar se sot do të publikohet edhe klipi i tyre më i ri i cili është përfolur shumë për shkak të pamjeve gjatë xhirimeve kur Real shfaqej me thikë e pirun në zonën intime të një vajze./revistawho.com