• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk ka asnjë dyshim se Venera dhe Lindi janë çifti më romantik i showbizit

Dashuria nuk njeh kohë apo ditë të veçanta, sepse thjesht nuk ka kufij. Nuk ka më bukur se sa të shikosh dy persona të dashuruar pa kushte dhe që nuk mendohen dy herë  t’i tregojnë gjithë botës sa të shenjtë e kanë ndjenjën ndaj njëri-tjetrit. Një ndër këto çifte është Venera Lumani dhe Lind Islami dhe pa frikë mund t’u japim çmimin si çifti më romantik i showbizit shqiptar.

Venera dhe Lindi bëjnë pjesë në çiftet që nuk presin ditë të shënuara për t’i dhënë diçka njëri-tjetrit, qoftë një dhuratë, dedikim apo një puthje. Janë pranë njëri-tjetrit në çdo moment, në shtëpi dhe në punë dhe nëse ndokush do të mendonte se kjo do ta bënte lidhjen monotone, përkundrazi ata të dy na kanë vërtetuar të kundërtën.

Madje mund të themi se duket se dashuria mes tyre shtohet çdo ditë e më tepër dhe çdo moment e shijojnë njësoj si në ditën e parë të njohjes. Kush nuk do ta dëshironte një mbrëmje romantike në shtëpi nënë shoqërinë e një muzike të ëmbël dhe një gote vere, ashtu siç vetëm Venera dhe Lindi dinë të bëjnë?

Po një këngë me fjalë shpirti kush nuk do ta donte, ashtu si Venera dhe Lindi i kanë të shumta në repertorin e tyre për njëri-tjetrin? Me siguri jeta e tyre nuk duhet të jetë perfekte, megjithatë historia e tyre e dashurisë mund të themi se është thjesht ideale, siç e ëndërrojmë të gjithë. Sot Venera na tregoi se  ata kanë kyçur përgjithmonë dashurinë e tyre, në shtëpinë e Zhuljetës së Romeos, dy personazheve që ndër shekuj i kanë demonstruar botës çdo të thotë të sakrifikosh në emër të dashurisë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE