• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk i dhanë asnjë pikë Shqipërisë në “Eurovizion”, Ermal Meta ka dy fjalë për jurinë italiane

Nata e finale e “Eurovizion” përveç shpalljes së fitueses, rezervoi edhe shumë reagime, kryesisht për pikët që shtetet i dhanë njëri-tjetrit.
I tillë ishte edhe rasti i vlerësimit të këngës shqiptare nga juria italiane me zero pikë. Ky vendim duket se ka ngjallur pakënaqësi edhe për shqiptarin Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë në “Eurosong”.

Nëpërmjet një statusi që Ermali ka postuar në “Twitter” thotë se nuk e kupton këtë votim dhe se e vlerëson shumë zërin e Eugent Bushpepës.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Zëri i Eugentit është mbresëlënës”- ka shkruar Ermali./revistawho.com