lefuture

Nuk i deklaroi në doganë 15 mijë eurot, shteti grek i sekuestron shqiptarit kursimet e një jete

14470774250

Një shtetasi shqiptar i janë sekuestruar 15 mijë euro në kufirin me Greqinë. Emigrant shqiptar ka dashur të çojë në atdhe 15.000 euro, por në doganën e Kakavijës pala greke ia ka bllokuar dhe do t’ia mbajnë në sekuestro deri sa ai të shpjegojë burimin e atyre parave. “Tribuna Neës” raporton se shuma e sekuestruar me gjasë ishin kursimet e një jete në emigracion. Por sipas ligjit, emigranti duhej t’i deklaronte në doganë. Ato iu gjetën gjatë kontrollit dhe gjithmonë siç përcakton ligji, I mbajtën si gjobë 25% të vlerës, ose 3.700 euro. Pjesën tjetër të parave ai do të mund t’i marrë vetëm pasi të dokumentojë burimin e parave, pra mënyrën se si i ka siguruar ato. Në të kundërt, paratë do të kalojnë në llogari të shtetit grek.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password