Janet Fein është e diplomuara më e vjetër në historinë universitare të botës. Ajo është plot 84 vjeçe dhe ja ka dalë të mos heqw dorë nga ëndrrat e saj. Janet është nënë e 5 fëmijëve dhe ka një karrierë profesionale si sekretare. Por duket që me daljen në pension në moshën 77 vjeçare, ajo mori vendimin e rëndësishëm të jetës së saj. E moshuara iu rikthye shkollës dhe arriti qëllimin që i kishte vendosur vetes, duke marrë një diplomë bachelor në Universiteti e Texas-it në Dallas. “Nuk kisha asgjë për të bërë kur dola në pension”, tha Fein . Fein mori pjesë në një program shtetëror në Teksas që u lejon njerëzve të moshës 65 vjeç e lart të ndjekin deri në gjashtë orë leksione pa pagesë në universitetet publike. Kështu ajo zgjodhi të diplomohej në degën e sociologjisë. /revistawho.com