• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk e lanë rehat, një tjetër akuzë e rendë nga ish të dashurat për Cristiano Ronaldon

E intervistuar nga prestigjiozja “The Sun” ish e dashura e Cristiano Ronaldos , Jasmine Lennard, ka bërë akuza të reja kundër futbollistit. Ajo e quan Ronaldon psikopat dhe shprehet se askush nuk e njeh atë, pasi ai e ka kërcënuar me fotot e saj nudo.
“Ai është një psikopat. Më pyeste se si do të reagonte babai im duke parë fotot e mia nudo. Ai më ka kontaktuar vazhdimit 18 muajt e fundit por i thashë së nuk dua të jem “dashnorja” e tij. Unë nuk kam frikë nga Ronaldo sepse është një frikacak dhe po i kam mbajtur të fshehta të gjitha sekretet e tij të pista për një kohë shumë të gjatë dhe janë shumë, unë kam prova për këto. Tani do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kathryn Mayorga me rastin e saj të përdhunimit kundër Cristiano Ronaldos. Njerëzit nuk e dinë se çfarë është ai i aftë të bëjë dhe nëqoftëse do të dinë vetëm gjysmën e asaj do të tmerroheshin”, shprehet modelja.
Jasmine Lennard nuk është e vetmja që flet kundër sulmuesit të Juventusit, pasi kohët e fundit duket sikur të gjitha ish të dashurat i janë vënë kundër./revistawho.com