• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk e dimë çfarë ju bie në sy në këtë foto, por Albana Osmanin e vret ndërgjegjia

Ditën e djeshme balerina publikoi në ‘Instagram’ një foto ndërkohë që punonte e shtrirë në krevat. Pas këtij postimi pati shumë reagime dhe komente, por ai që ra në sy ishte reagimi i prezantueses Albana Osmani të cilës i bëri përshtypje rregulli dhe pastërtia në shtëpinë e Klaudias.

‘Gjithmonë e ke shtëpinë dritë, lum ti! Nganjëherë kur shoh timen sikur ka plas Lufta e Tretë Botërore, them me vete merr shembull nga Klaudia. Hahaha pra po marr një pastruese’- ka shkruar Albana në komentin e saj.

Ndërkohë Klaudia nuk e ka lënë Albanën ta vras ndërgjegjia dhe i ka shpjeguar përse është gjithmonë aq e rregullt.

‘Mua më ka ngelur rregulli nga profesioni, përndryshe do ishim shoqe, të dua’-ka shkruar Klaudia./revistawho.com

CLOSE
CLOSE