Nuk do ta besoni se cilin ushqim tradicional pëlqen i dashuri i Dua Lipës…

isaac-carew-kristiina-wilson-city-04

Si do të ndiheshit nëse drekën tuaj të ngrohtë ua përgatit një djalë i nxehtë si Chef Isaac Carew? Këtë pyetje e bën revista “BAZAAR”, për modelin që jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Ai mori pushim nga një fushatë për “Hermes” pasi e ka kthyer fokusin e tij të karrierës në artet e kuzhinës. “Një dashuri e madhe për gatimin më tërhoqi më shumë tek enët e pista, duke lënë mënjanë shkëlqimin e luksit të pasarelave”, tregon Chef Isaac Carew në këtë intervistë.

Një model që vendos përparësen e kuzhinierit, si ju afrove gatimit? Ndërsa rritesha, unë kam qenë gjithmonë në kuzhina duke vizituar babain tim, pasi ai është kuzhinier. Më kujtohet që gatimi im i parë ishte një pjatë spinaq, jo e gatuar mirë. Tani pjatat e mia janë perfeksionuar.

Ke udhëtuar shumë, po cilët janë restorantet tuaja të preferuara në Londër dhe Nju Jork? Në Londër, Bone Daddies, BAO dhe Patty & Bun janë të duhurit për ushqim të shpejtë, të cilat i preferoj një-tre herë në javë. Ndërsa për ushqime më klas në mbrëmje, restoranti im i preferuar është Polen. Në Nju Jork do të preferoja Baohaus.

Një vakt perfekt për takime me të dashurën? Mishi i dhisë, pula, orizi i gatuar si rizoto dhe bizelet.

Cila është pjata më e privilegjuar për ty? Avjari.

Pjata që mund ta gatuash shpejt dhe mirë? Është një rosto e shkëlqyer turke.

Është e përjashtuar nga jeta jote një femër që nuk di të gatuajë? Unë kurrë nuk kam qenë me një femër që nuk di të gatuajë. Edhe nëse do të ishte e kundërta, unë nuk e konsideroj të metë, nëse ajo nuk di të gatuajë.

Cili është vendi ideal që kujtoni nga takimi i parë me partneren tuaj? Gjatë vizitës në “Natural History Museum” në Londër, kujtoj që jemi argëtuar si fëmijë me të dashurën e zemrës. Madje mund t’ju them se nëse doni të surprizoni dikë për herë të parë çojeni atje dhe do të dilni fitues.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password