• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nuk do ta besoni sa kushton xhaketa e Marina Vjollcës në foton e fundit

Marina Vjollca është një nga personazhet publikë më të pëlqyer dhe më të ndjekur në ‘Instagram’. Bukuroshja ndan herë pas here me ndjekësit momente nga pushimet e saj. Së fundmi moderatorja ndodhet në Los Angeles dhe ka publikuar një foto duke darkuar në ‘Catch LA’, ku ndodhet së bashku me bashkëshortin e saj, Getoar Selimin.

Ajo që ka rënë në sy në këtë foto, është xhaketa që Marina ka veshur. Sipas faqes ‘whattheywearin’, në ‘Instagram’, kjo xhaketë është e firmës ‘Gucci’ dhe kushton jo pak, por 6.845euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme. Në foton tjetër Marina shihet dhe me syzet e diellit të cilat janë po nga ‘Gucci’ dhe kushtojnë 750euro, pra në totali një shifër prej 7.595 eurosh.

Moderatorja ka rënë në sy dhe më parë për zgjedhjen e markave të veshjeve të saj, të cilat janë gjithmonë të njohura dhe të kushtueshme./revistawho.com