Noizy është një ndër reperët më të preferuar dhe të suksesshëm në Shqipëri. Femrat janë të marrosura jo vetëm pas këngëve që ai këndon, por e adhurojnë edhe si mashkull. Dashurinë dhe simpatinë ndaj tij e ka treguar edhe një vajzë natën e djeshme, ndërsa këngëtari ka qenë në një koncert në një nga pubet e Brescia-s, në Itali. Në videon e publikuar nga “Jeta Osh Qef” Noizy shkëputet për një moment me mikrofonin në dorë, për të pirë pak ujë. Pa pritur e pa kujtuar një vajzë hyn në skenë dhe e përqafon. Këngëtari i kapur në befasi reagon me qetësi, ndërsa menjëherë ndërhyjnë rojet për të larguar vajzën e për të vijuar koncertin në mënyrë normale.