E kemi parë gjithmonë krah femrave të bukura. Ai është mësuar ta ketë vëmendjen e të gjithave, të famshme ose jo… Edhe këtë herë, Noizy shfaqet në krahët e një ‘seksbombe’. Kristin Prengaj, vajza që u rendit ndër tre finalistet e “Miss Universe Albania” dhe që rrëmbeu çmimin e “Miss Inteligjencës” në këtë kompeticion, shfaqet në këtë foto krah reperit të famshëm. Vajza me sytë e shkruar është komentuar gjithmonë për format e saj fizike, por këtë herë ajo po merr vëmendje falë miqësisë me Noizy-n.