Vetëm një ditë pasi Erik Fullani u tall me të teksa ai ishte ndaluar nga policia rrugore në Tiranë, reperi i bën rrengun e radhës mikut të tij po në Tiranë. I fshehur në ambientet e një lokali, Noizy filmon Erikun i cili dukej mjaft i hutuar teksa sillej nëpër rrugë dhe nuk po gjente makinën e tij. Por nuk ka pritur më gjatë dhe e ka thirrur nga larg duke shpërthyer ne të qeshura. Ja që Noizy e bën edhe Karmën të veprojë më shpejt nga sa mund të jetë parashikuar./intv.al