close
Breaking NewsLajme

Noga rrëfen ndarjen me Kristelën në ekran: S’më donin se isha mysliman, ndërruan mendje kur morën vesh pasurinë time

nioga-e1467992072759-780×439

Një nga personazhet që u vu në qendër të vëmendjes këtë verë ishte reperi nga Kosova, Noga, me ndarjen nga bashkëshortja e tij, Kristela Gjoka. I ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, në një bisedë me Jonida Shehun, përballë gazetarëve Ervin Kurti dhe Albina Gjergji, reperi ka treguar se si ka nisur e gjithë historia me moderatoren. Sipas tij, që në fillim të lidhjes së tyre, familja e vajzës nuk ka qenë dakord me marrëdhënien e tyre dhe kjo për arsyen e vetme se Noga ishte mysliman. Në momentin që familja e aktores kuptoi se reperi vinte nga një familje e pasur atëherë ky qëndrim ndryshoi. I pyetur nëse arsyeja e ndarjes ishte fakti se Kristela nuk dëshironte të jetonte me të ëmën e tij, Noga ka thënë: “Ne jemi njohur prej 3 vitesh dhe bashkëjetuam rreth 2 vitesh. Kristela e ka ditur që në fillim se unë jam fëmijë jetim dhe nuk do ta lija nënën të jetonte vetëm. Kam qenë i vendosur! Këtë e ka ditur që në fillim!”. Ai më pas ka treguar se ky është përdorur si justifikim nga Gjoka për t’u larguar. Përveç kësaj, Noga ka shpjeguar edhe se si është larguar moderatorja nga marrëdhënia me të. “Kishim rezervuar biletat për në Turqi, ku do të iknim me pushime pas dasmës. Ajo kishte shkuar tek prindërit e saj për një vizitë, siç bëhet zakonisht dhe rrugës për ta marrë me vete, marr një telefonatë nga babai i saj, i cili më thotë se Kristela nuk do të kthehet më!”, – ka rrëfyer Noga. Për sa i përket shtatëzanisë së Gjokës, reperi ka përsëritur edhe një herë akuzat se ish bashkëshortja e tij ka abortuar fëmijën në muajin e 6-të: “Ajo ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në muajin e 6-të. Për këtë mund të pyesni mjekun që ka kryer abortin tek materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’!”. /Blitz.al

Tags : Ndarjanogarrefimi
loading...