Duket se martesa e dështuar me Kristelën tashmë i përket të shkuarës. Noga po vijon jetën e tij dhe këtë herë na ka prezantuar me të dashurën e re. Siç duket edhe nga kjo foto, dy të rinjtë duken të qeshur në krah të njëri-tjetrit teksa kanë shkepur edhe këtë “selfie”, shkruan sot “Bluetooth”. Vetë reperi nga Kosovaqë nga ndarja me moderatoren simpatike është parë në shoqërinë e disa femrave, ndonëse nuk ka pranuar të flasë publikisht rreth marrëdhënies që i lidh me to. Por media kosovare janë shprehur se bukuroshja në foto është ajo që i ka rrëmbyer zemrën Nogës dhe se dyshja po jeton ditë të mbushura me dashuri.