lefuture

Njihuni me vendin ku jetojnë më shumë njerëz të lumtur

harta-e-europes

Suedia ka njoftuar zyrtarisht këtë vit se do të shkurtojë orarin e punës gjatë ditës, nga tetë në gjashtë orë. Dhe ky shkurtim i orarit nuk do të ketë ndikim në rrogat e punëtorëve, por definitivisht do të zvogëlojë lodhjen e tyre. Filimundus, një zhvillues i aplikacioneve për celularë, e prezantoi këtë ide vitin e kaluar. Anëtarët e bordit vërejtën se një ditë pune prej tetë orësh ndikon që punëtorët të mos jenë të koncentruar në punën e tyre dhe të mos e bëjnë atë në mënyrë efektive. Punëtorët duhet të marrin pauzë, dhe kështu koha e tyre çohet kot. Ata kuptuan se punëtorët mund ta bëjnë sasinë e njëjtë të punës në vetëm gjashtë orë siç e bënin me tetë orë, dhe për më tepër, efikasiteti i tyre rritet. Ata kanë më shumë fuqi dhe kohë për veten e tyre, dhe ndjehen më të lumtur dhe më të suksesshëm në përgjithësi. Punëtorët në klinika mjekësore kanë bërë gjithashtu një hap tutje duke e marrë këtë orar të ri të punës. “The Independent” thotë se orari i punës prej gjashtë orë në ditë do të fillojë të implementohet në të gjithë vendin.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password