Njihuni me të famshmit që e mbajtën sekret sëmundjen e tyre

stevejobscloseup_1476115805-8813193

Të famshmit jetojnë një jetë që për shumicën e njerëzve është e panjohur. Edhe sekretet më të thella, më të errëta dhe më personale nganjëherë e bëjnë rrugën e tyre tek gazetat, revistat dhe mediat online. Në njërën anë të jetosh si një i famshëm është e mrekullueshme, por në anën tjetër mund të jetë shumë zhgënjyese – që nuk është befasi pse shumica e të famshmëve i mbajtën sekret sëmundjet e tyre. Këta ishin të famshmit që e mbajtën sekret për vite të tëra sëmundjen e tyre:

Robin Williams

Vetëvrasja e Williams ndodhi për shkak të depresionit, ku aktori po vuante për vite të tëra. Sidoqoftë, pak ditë pas vdekjes, gruaja e tij u shpreh se ai kishte edhe sëmundjen e Parkinsonit, e cila  ishte shfaqur vite më parë.

Steve Jobs

CEO i Apple vdiq papritur më 2011 pas një beteje sekrete me kancerin. Shpikësi i iPhone kishte vuajtur nga kanceri i pankreasit për afër 2 dekada, por shumë pak e ditën këtë.

Freddie Mercury

Këngëtari i ‘The Queen’ u diagnostikua me AIDS shumë herët. Ai e bëri paraqitjen e tij të fundit publike rreth 26 vite më parë, dhe edhe pse anëtarët e grupit e dinin se ai po luftonte me këtë sëmundje, Mercury e mbajti atë sekret nga fansat dhe publiku, duke i mohuar të gjitha raportet.

Avril Lavigne

Këngëtarja u diagnostikua me sëmundjen pothuajse-fatale ‘Lyme’ të cilën e mbajti sekret për afër pesë muaj. Vetëm pasi sëmundja e saj filloi të vërehej ajo e bëri këtë publike. /Gazeta Express

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password