Njihuni me personin që ka pastruar Shtëpinë e Bardhë mbi 3 dekada (Foto)


Për më shumë se 3 dekada, Steëart Calvin Stevens Sr ka pastruar dritaret, dyert dhe shandanët e Shtëpisë së Bardhë, shpesh edhe më shumë.

“Kam pastruar gjithçka…përveç enëve,” thotë Stevens. Ai ka dalë në pension në vitin 2002 dhe në bodrumin e shtëpisë së tij në Upper Marlboro, një periferi e Maryland-it 45 minuta larg nga qendra e ëashingtonit, ai mban një koleksion fotografish, letrash dhe objektesh të presidentëve të cilëve u ka shërbyer, shkruan Washington Post.

Po ashtu ai ka ruajtur edhe menutë e 7 darkave shtetërore ku ai ka shërbyer. Stevens thotë se koleksioni i tij është botuar në librin me titull: “The ëhite House Chandeliers: My Experience ëhile ëorking for Seven U.S. Presidents,”(Shandanët e Shtëpisë së Bardhë: Eksperienca ime gjatë punës për 7 presidentët amerikanë).
“Më pëlqente të shërbeja në darkat shtetërore sepse kam patur mundësinë të takoj njerëz si Sammy Davis Jr, Frank SInatra, Muhammad Ali, Aretha Franklin dhe shumë të tjerë.
“I preferuari im ishte Silvester Stallone. Një herë kur ai ishte në “Shtëpinë e Bardhë”, i thashë: Zoti Stallone, dukeni i mrekullueshëm dhe ai më tha faleminderit,” shton ai.

Stevens, 74 vjeç teksa reflekton mbi ditët e tija në “Shtëpinë e Bardhë” shpreh keqardhjen që ka dal në pension para se të shoh nga afër presidentin e parë zezak, Barack Obama.

Stevens në vitin 1954 u bashkua me Gardën Kombëtare dhe përfundoi duke u trajnuar si polic ushtarak. Por kur u kthye nga Gjermania ku ishte stacionuar, ai nuk ishte në gjendje për të filluar punë si polic apo zjarrfikës për shkak të diskriminimit.
Por atij i duhej të punonte së bashku me gruan pasi kishin 6 fëmijë. E vetmja zgjidhje e tij ishte të bashkohej me kompaninë e pastrimit të dritareve të vëllait të tij.

Një ditë, puna e tij u vu re teksa po pastronte dritaret e Ndërtesës së Ekzekutivit. Pas kësaj, ai mori një ofertë të përkohshme për të punuar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Syri.net.

Stevens ndodhej aty prej 6 muajsh, kur vuri re dy shandanë në Cross Hall, në katin e parë të “Shtëpisë së Bardhë” që dukeshin mjaft të pista. Kështu ai i kërkoi mbikëqyrësit që t’i jepte leje për t’i pastruar. Iu deshën rreth 8 orë për t’i pastruar, por të gjithë e panë se si shandanët shkëlqenin si diamante.
Ishte viti 1969 dhe Stevens së shpejti do të bëhej një punonjës me kohë të plotë në “Shtëpinë e Bardhë”. Dita e tij niste në orën 6 të mëngjesit dhe shpesh përfundonte natën vonë.

Stevens ishte atje për t’u takuar me presidentët Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan, Bill Clinton dhe George ë. Bush. Dhe të gjithë do ta përshëndesnin atë me emër.

Por përveç kujtimeve, Stevens është krenarë se gjatë gjithë viteve të pastrimit, asnjë kristal nuk ishte thyer.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password