close
Breaking NewsLajme

Njihuni me materialin çudibërës, rigjeneronë indet e dëmtuara

1482961322ddddddddddd

Në historitë e “X-Men”, fuqia e mutantit Wolverine është një proces tejet i përshpejtuar, shërimi i cili e lejon të rigjenerojë indet e dëmtuara brenda pak sekondave. Tani, një substancë e re që imiton këtë talent të Wolverine-it ka marrë formë në laboratorët e Universitetit të Kalifornisë. Kërkuesit kanë arritur të krijojnë një lloj materiali “vetë-shërues”, i cili mund t’i hapë rrugën perspektivës së krijimit të robotëve që arrijnë të riparohen pa ndihmën e njeriut. Substanca është transparente, mund të tendoset dhe përcjell elektricitetin. Krijimi i një materiali me të tilla karakteristika ka qenë një “puzzle” i vërtetë për vite të tëra, thotë njëri prej shkencëtarëve të përfshirë në këtë projekt, Chao Wang.

“Këtë fazë e kapërcyem, tani jemi tek eksplorimi”, vazhdon ai. I frymëzuar nga shërimi që trupi vetë i bën plagëve, materiali çudibërës riparon dëmet e shkaktuara nga konsumi dhe zgjat jetën e tij duke ulur kështu koston për pajisjet në të cilat do të mund të përdoret. Një gjë të ngjashme ka arritur më pare Christoph Keplinger, i cili shkoi deri tek prodhimi i një lënde transparente, që zgjatet dhe përçon energjinë elektrike, por nuk i siguroi dot vetinë e rigjenerimit.

Tags : indet e vdekuramaterial cudiberesrigjeneron
loading...