lefuture

Njihuni me detaje të reja rreth sëmundjes së djalit 3-vjeçar të Buble

buble-1-1

Djali 3-vjeç i Michael Buble, Noah, ka kancer në mëlçi, ka raportuar një revistë argjentinase, ditën e mërkurë. Doktorët në Los Angeles kanë konfirmuar sëmundjen e keqe pas bërjes së biopsisë dhe analizave të para në një klinikë në Buenos Aires. Noah flitet se ka nisur kimioterapinë, e cila do të zgjasë 4 muaj, raporton revista “Gente”. Motra më e madhe e Luisana Lopilatos, bashkëshortes së Buble ka thënë për revistën se: “Nëse Zoti dëshironte ta zbulonte në këtë mënyrë, është se ai dëshiron të shpëtojë Noah. Kanceri është një sëmundje e tmerrshme por ne kemi besim se Noah do e kalojë dhe këtë. E dimë që do ia dalë. Është koha të fillojë një trajtim të gjatë dhe shumë të vështirë, por do ia dalë. Ata na thanë se fëmijët zakonisht janë të fortë në kemioterapi dhe nipi im është luftëtar”, ka thënë Daniela.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password