Njësoj si dikur Mbretëresha Geraldinë, ja kush do ta përcjellë nesër në altar Elia Zaharian


Nesër, trashëgimtari i fronit mbretëror të Shqipërisë dhe Elia Zaharia do të martohen në një ceremoni madhështore para 800 të ftuarëve, në të njëjtin pallat, që sot emërtohet Pallati i Brigadave, si Mbreti Zog dhe Kontesha Geraldine. Edhe pse kanë kaluar 78 vjet që nga viti 1938, ekspertët e eventeve mbretërore që po merren me detajet e ceremonisë kanë vendosur që kjo martesë të evokojë në disa detaje martesën e parë të këtij lloji që është zhvilluar në Shqipëri. Si atëbotë dhe nesër, çifti do të shkojë bashkë drejt tavolinës ku do të zhvillohet akti zyrtar i celebrimit. Duke qenë që ceremonia nuk është fetare, shoqërimi i Elias nga i ati, nuk ka një kuptim të veçantë. Gjithashtu, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë kanë hyrë të dy në sallën ku u zhvillua celebrimi dhe kanë shkuar të dy bashkë para zyrtarit që lexoi formulën e martesës, për këto dy arsye, edhe Princ Leka II dhe Elia Zaharia do të ecin të dy drejt tavolinës para së cilës do jetë kryetari i Bashkisë. Elia Zaharia, e veshur nuse, do të shoqërohet nga Princ Leka II dhe do të qëndrojë në krah të majtë të tij, siç ka qëndruar Geraldina para 87 vitesh gjatë martesës me Mbretin Zogu I, para 200 të ftuarve, zbulon “Class”.

f8ff6118af89807109befaf17dd1d1ba

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password