close
Breaking NewsLajme

Një tjetër sukses ndërkombëtar i Endrit Mërtirit, lidh kontratë me…

13254255_1030937176982954_2858723735836866406_n

Djem, vajza, fëmijë, personazhe të njohur të ekranit, të gjithë preferojnë artin e Endrit Mërtirit. Tashmë ai është kthyer në një nga emrat më të lakuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi ka bashkëpunuar në disa projekte me brand-et e njohura botërore, si ‘Dolce Gabbana’. I ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, Mërtiri ka folur rreth projekteve të tij të fundit.

“Kam dy projekte që do të vihen në jetë shumë shpejt. Bëhet fjalë për bashkëpunime me revista shumë prestigjoze. Pikërisht sot më erdhi një e-mail nga një kompani e famshme turke, ‘Tarik Ediz’ dhe shumë shpejt do të udhëtoj drejt Turqisë për të nënshkruar kontratën’- ka thënë fotografi i talentuar. Përsa i përket marrëdhënies me të ëmën, Endriti ka një raport shumë të veçantë, gjë që e shpreh dhe në rrjetet e tij sociale. Ai nuk i ka kursyer asnjëherë fjalët e mbushura plot dashuri dhe surprizat e ndryshme për nënën e tij.

“I ngjaj shumë asaj, dhe kujt përveç nënës mund t’ia dedikosh dashurinë. Ajo ka qenë gjithmonë në shtëpi per t’u kujdesur për ne dhe besoj se nuk ka profesion më të vështirë se ky. Ka shije shumë të hollë, ka gusto dhe në periudhën e rinisë së saj ajo merrte mësime baleti. Pasionin për fotografinë e kam trashëguar nga ajo dhe është kritikja ime më e mirë e artit”- përfundon bisedën Mërtiri në studion e Rudinës./revistawho.com

Tags : Endrit Mertirikontrate
loading...