lefuture

Një tatuazh me avion bashkon gratë e futbollistëve të Çapekoense

image

Rastësitë e udhëtimit tragjik të skuadrës së Çapekoense shtohen nga dita në ditë. Bashkëshortja e kapitenit të skuadrës braziliane të futbollit i cili u nda nga jeta në këtë rrugëtim, Kleber Santanës, Rosangela Lureiro, zbuloi se partneret e futbollistëve ishin bashkuar për të ngushëlluar njëra-tjetrën në këtë moment të trishtë ndërsa përveç tragjedisë, bashkoheshin edhe nga një tatuazh shumë i veçantë i planifikuar prej kohësh, por që tani merrte më shumë kuptim.

Ajo ishte e pranishme sot në stadiumin “Arena Condá”, ku u prit nga tifozët e shumtë të skuadrës që kishin kaluar natën aty si dhe nga dhjetëra familjarë që po merrnin pjesë në homazhet dedikuar futbollistëve që u ndanë nga jeta. E përlotur, ajo tregoi se një grup lojtarësh me partneret kishin në plan që në muajin dhjetor të udhëtonin familjarisht drejt Republikës Domenikane.

Për të festuar këtë vit historik, të gjithë kishin premtuar që të bënin një tatuazh të njëjtë, një zemër dhe një avion dhe ajo e kishte bërë atë para se ekipi të nisej në udhëtimin tragjik, transmeton Panorama.

“Kjo zemër ishte për të festuar një udhëtim që do bëhej në Punta Cana me 9 dhjetor. Për ta festuar bëmë këtë tatuazh pjesa më e madhe, ndërsa disa të tjera do e bënin në vazhdim. Dëshironim të bënim një tatuazh të njëjtë pasi shumë lojtarë do largoheshin në fund të sezonit nga skuadra, por do të kujtohej gjithmonë ky udhëtim i ynë i fundit në Punta Cana. Askush nuk do ta bëjë këtë udhëtim”, tregoi ajo e përlotur para gazetarëve.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password