• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një shkëndijë tjetër, Xheni dedikim të pastër për Benardin

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’ Xheni dhe Benardi ishin një ndër çiftet më të përfolur më mediat shqiptare, por edhe pas daljes, pavarësisht se janë ndarë, përsëri vazhdojnë të komentohen shpesh. Herë pas here kemi parë sinjale dashurie nga Xheni e cila duket se e kërkon me ngulm rikthimin me ish të dashurin e saj. Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetet social i cili duket si një dedikim i pastër për Benardin.

“Do të mbetesh gjëja më e bukur nga të gjitha gjërat e bukura, së cilës nuk kam ditur t’i jap shpjegim”.

Pas këtij postimi ish-banorja ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ horoskopin e shenjës së saj dhe fokusin e ka përqendruar tek dashuria. Në këtë parashikim për Xhenin shkruhet se ajo do të ketë një rikthim me një person me të cilin i ka ndërprerë marrëdhëniet.

“Horoskopi parashikon që përmes dialogut me një person, me të cilin i keni ndërprerë marrëdhëniet do të ketë një rikthim si me magji”. /revistawho.com