• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një muaj pas lindjes, Floriana Garo rikthen format e mahnitshme trupore

Në muajin mars, moderatorja Floriana Garo solli në jetë nga martesa me avokatin Enis Daci, vajzën e quajtur Adia. Lajmin e bukur Floriana e dha nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku na tregoi emocionet e përjetuara.

Që pas lindjes së vajzës Floriana është munduar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ka rralluar fotot në rrjetet sociale por kur poston tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet një muaj pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer. Pavarësisht fryrjeve të shtatzënisë, lodhjes që po kalon me rritjen e vajzës, moderatorja ja ka dalë më së miri të rikthejë format e saj trupore në kaq pak kohë. /revistawho.com