Instagram po sjell shumë risi kohët e fundit duke përfshirë Insta Story live, fotot që postoni në Insta Story mund t’i ruani për një kohë të gjatë etj. Por ajo që ka ngjallur revoltim tek përdoruesit e këtij rrjeti social është njoftimi që i shkon dikujt nëse një person i ka bërë Screenshot fotos së tij. Me fjalë të tjera, nëse ju i bëni Screenshot fotos së dikujt, atij do t’i shkojë njoftimi. Ky përditësim i ri i Instagramit është vetëm për iOS dhe jo Android.