Një film për Dr. Dre si dhunues i femrave (VIDEO)

dre

Dr. Dre ka kërcënuar një televizion se do të marrë masa ligjore kundër tij për shkak të një filmi që ai do të shfaqë ku Dr. Dre shfaqet si një dhunues i femrave. Producenti i famshëm raportohet të jetë tepër i acaruar rreth filmit me titull “Surviving Compton: Dre, Suge & Michel’le,”, i prodhuar nga “Sony Pictures”, i cili e përshkruan artistin si një person të dhunshëm. Ky film flet për jetën e këngëtares së “R&B”, Michel’le, për ngjitjen e saj në industrinë muzikore deri tek romanca e saj abuzive me Dr. Dre. Këngëtarja ka një djalë me producentin e famshëm dhe një vajzë me Suge Knight. Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, ka urdhëruar punëtorët e tij të marrin masa ligjore kundër “Sony” si edhe televizionit nëse do e shfaqë, raporton TMZ.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password