Vajza, nëse keni pasur sado pak shpresa që bukuroshi i telenovelave turke Burak Ozcivit nuk do të martohej me Fahriye Evcen, tashmë erdhi koha t’i shuani. Dje çifti ka organizuar Natën e Kënasë për nusen e ardhshme, ku ishin të ftuar të afërmit dhe miq e tyre më të mirë. Festa dominohej nga ngjyra e kuqe, jo pa qëllim, ngjyra e dashurisë, që nga sfondi, fustanet e mikeshave të aktores, por edhe nga vetë Fahriya. Nuk kishin si të mungonin në festë edhe aktorë të tjerë shumë të njohur për ne si, Sinem Kobal, bashkëshortja e Kenan İmirzalıoğlu gjithashtu dhe Ebru Akel, Aslı Enver të cilat kanë qenë në çdo moment pranë shoqes së tyre. E ndërsa nuk kishte si të mos flisnim për dhëndrin e ardhshëm. Aktori shumë i dashur për vajzat, Burak Ozcivit ishte veshur shumë thjeshtë, një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, por dukej mjaft i bukur. Çifti do të martohet pas dy ditësh, me 29 qershor. Ne nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim se si do duket nusja dhe dhënri në këtë ditë kaq të rëndësishëm për ta, megjithëse ata janë një çift shumë i bukur, dhe nuk ka shumë dyshime për këtë./Class
https://instagram.com/p/BVw46leFXmJ/