Prej disa kohësh modelja dhe aktorja shqiptare, Neraida Bega është duke korrur suksese të njëpasnjëshme. Ajo tashmë po përpiqet që të ndërtojë karrierë në “Hollywood”, por ndërkohë po hedh hapa të sigurtë në industrinë e argëtimit. Së fundi bukuroshja shqiptare, ka arritur të bëhet imazh i lojës më të re të “Playstation”. Neraida luan rolin e personazhit kryesor “Maya”, në lojën aksion, “Borderlands 2”. Më herët aktorja ka qenë protagonistja kryesore në videon Michael Wood “In Your Arms”, ku tërhoqi vëmendje për stilin dhe pamjen e saj./revistawho.com