Një “babagjysh” i vogël nëpër shtëpi, shikoni si i gëzohet Krishtlindjeve vajza e Ilva Tares


Kur erdhi në jetë Melody, të gjithë ishim kuriozë të mësonim më shumë, se si kishin vendosur ta quanin vajzën dy prindërit e saj të famshëm, se kujt i ngjante më shumë ajo… Është e kuptueshme vëmendja e madhe e publikut e për pasojë portaleve, kur bëhet fjalë për një çifti si gazetarja e njohur Ilva Tare dhe bashkëshorti i saj, deputeti i Partisë Demokratike Eduard Selami. E ky kuriozitet nuk është zbehur, aq më tepër në këtë periudhë festash ku të gjithë duan të dinë se si festojnë personazhet e njohur. Për shembull kjo mbrëmje e ka gjetur të voglën e familjes Selami të veshur me ngjyrat e festës dhe kapelen e babagjyshit. Përmes një videoje të publikuar nga Tare në “Instastory” e shohim teksa ajo shijon shtëpinë e zbukuruar dhe pemën me drita.

15713193_267072987045804_1481402048_n

15722564_267072973712472_1122602419_n

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password