lefuture

Nicole Scherzinger : Dua të dukem si JLo

1479637352ncio

Nicole Scherzinger shkëlqen në “Global Gift Gala”. Këngëtarja ishte veshur me një fustan të gjatë jeshil, por që i lejonte të shfaqte hiret. Ajo mori gjithë vëmendjen në hyrjen e hotelit ku po mbahej mbrëmja që ishte organizuar nga Eva Longoria and Victoria Beckham. Ajo madje gjeti mundësinë edhe për t’ju kundërpërgjigjur fjalëve se kishte bërë ndërhyrje në gjoks, duke hedhur poshtë këtë mundësi e duke shtuar se ishte sikur vera, bëhej më e mirë me kalimin e viteve.

“Dua t’ju them se jam sikur vera, bëhem më e mirë me kalimin e viteve. Kur të vijë koha, ndoshta mund të eksperimentoj me botoks. Dua të dukem si JLo. Dua të them sa vjeç është ajo tani? Dhe duket më e bukur se kurrë”- tha Nicole.

Mediat rozë raportuan se bukuroshja kishte shkuar në një lokal nate pas mbrëmjes dhe kishte festuar me miq deri në orët e para së të dielës./TCH

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password