• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nicole Kidman flet hapur për marrëdhënien me fëmijët nga martesa me Tom Cruise

Nicole Kidman shumë rrallë flet publikisht për fëmijët e saj të adoptuar me ish-bashkëshortin, Tom Cruise. Në një intervistë të dhënë për revistën australiane ‘Who’ ajo ka folur hapur për marrëdhënien me ta. “Jam shumë private për këtë. Duhet t’i mbrojë të gjitha këto marrëdhënie. Jam 150% e sigurt se do të jepja jetën për fëmijët e mi, sepse ky është qëllimi im”, – ka thënë aktorja. Kidman ka pasur një marrëdhënie pak të vështirë me fëmijët e adoptuar, që kanë jetuar me Tom Cruise pasi çifti u divorcua në vitin 2001, megjithatë Nicole ka treguar se i do ata pa kushte. /revistawho.com