close
Breaking NewsLajme

Nicki Minaj, arsyeja e vërtetë e ndarjes së Drake-Rihanna

treshe

Nicki Minaj mund të jetë një nga fajtoret e ndarjes së Drake nga Rihanna. Sipas një burimi të “HollywoodLife.com”, ish-çifti ka patur një debat të ashpër lidhur me “fiksimin” që Drake ende ka ndaj reperes 33-vjeçare.

I njëjti burim është shprehur se Drake ka qënë i dashuruar me Rihanna-n dhe Nicki në të njëjtën kohë por ai nuk ka patur kurrë guxim t’ja thotë këtë gjë këngëtares së “Work”.

“Drake nuk mori kurrë guximin ta shihte Rihanna-n në sy dhe t’i tregonte që ai ishte i dashuruar ende me Nicki”, ka thënë burimi. Por Rihanna ka mundur ta kuptojë këtë gjë, pavarësisht se reperi nuk ia pati thënë.

“Disa javë më parë ata debatuan ashpër rreth Nicki pasi Drake ende vazhdonte të këndonte disa bashkëpunime të tijat së bashku me Nicki, duke u shprehur se ata dukeshin të mrekullueshëm kur këndonin së bashku”, ka shpjeguar më tej burimi.

“RiRi u ndje tepër e ofenduar për shkak të sjelljes së Drake dhe pavarësisht se këngëtari i kërkoi falje, Rihanna u bë shumë xheloze për dashurinë që Drake ende ndjente për Nicki”, përfundon burimi.

Tags : drakenicki minajrihanna
loading...