close
Breaking NewsLajme

NGRICAT/ OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike në të gjithë vendin

varferi-pa-drita

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive. Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit , i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin. Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.

Zonat qe jane pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë: Qesarake pjeserisht, Pjeserisht Sauk, Zona prane Ish Komb Misto Mame, Pjeserisht Zalle Bastar, Tufine Pjeserisht, Pjeserisht Paskuqan.

Rajoni Durrës: Pjesa Perendimore Spitalle, Pjeserisht Golem/Kavaje.

Rajoni Elbasan: Lunik Pjeserisht; Kodovjat Pjeserisht, Labinot pjeserisht.

Rajoni Berat: pjeserisht Potom/Skrapar; Pjeserisht Roshnik/Berat.

Rajoni Fier: Pjeserisht Dukas, Pjeserisht Pojan.

Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina); pjeserisht Velcan/Korce.

Rajoni Gjirokaster: Pjeserisht Zagori.

Rajoni Shkodër: Shengjin, Qelez, Kelmend.

Rajoni Kukës: Pjeserisht Cernaleve, Zaje, Pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Pjeserisht Cahan, Surroj.

Rajoni Burrel: Zajse, Fushe Gjorme, Pjeserisht Bardhaj, Pjeserisht Fan, Shupemze, Lagja 6 ne Lac.

Aktualisht energjia eshte kthyer ne nje pjese te madhe te rajoneve dhe aboneteve. Duke u krahasuar me pikun e mungeses se energjise, e cila ishte e lidhur me pikun e kohes se keqe ne dt 06.01.2016, theksojme se eshte rithyer energjia tashme ne gati 82% fiderave te abonenteve. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë./ Panorama

loading...