Ngricat/ Emergjencë, policia bën apel: Kujdes, ja rrugët problematike

image

Prej dites se djeshme disa zona ne Veri ne vendit jane mbuluar nga bora.

Temperaturat disa grade nen zero kane bere qe disa akse rrugore te pershkohen me shume veshtiresi.

Nisur nga kjo situatë, Emergjencat Civile kanë publikuar një sërë masash, ndërsa udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore.

Fushe Arrëz – Iballë

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak

Qafë Mali – Fierzë

Bajram Curri – Valbonë

Kukës – Qafë Shllak

Tunel i Kalimashit – Morinë.

Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme keto segmente rrugore nga dëbora, dhe po punohet për hapjen e tyre:

Qafë Mali – Dardhë, në zonën e Pukës

Qafë Thore – Theth, në zonën e Malësisë së Madhe

Tamarë – Vermosh

Bushtricë, Kukës – Kala e Dodës, Dibër.

Trashësia e dëborës në këto akse shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Prezencë dëbore ka edhe në “Rrugën e Kombit” ku mësohet se po punojnë borëpastrueset.

Komisionet e Emergjencave Civile në Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile në MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse në terren.

Ora 10:40 Shkoder, flet shefi i emergjencave ne prefekture Pellumb Dani: Aktualisht situata eshte normale dhe nen kontroll. Nuk ka akse te bllokuara. Ne zonat malore te malesise madhe pukes dhe dukagjinit po merren masa per mirembajtjen e akseve rrugore duke qene se ne ditet ne vazhdim priten rwshje debore. Aktualisht reshjet kane pushuar. Banoret jane te siguruar me medikamente ndersa deri tani nuk ka nderprerje te energjise elektrike.

POLICIA RRUGORE MERR MASA

Drejtori i Policise Rrugore Ardi Veliu në një komunikim për median i bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë, përdorimin e celularëve të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit.

Në vijim të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe nisur nga situata e fundit sinoptike, Drejtoria e Policise Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore:

Si pasojë e reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 40 centimetra.

Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në disa akse rrugore rurale të qarkut Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.

Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet.

Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat, konsatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë dhe të eleminojnë shpejtësinë.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje drejtueve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, eleminojnë shpejtësitë, përdorimin e celularit, të vendosin rripin e sigurimit,

të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.

Për çdo problematikë, drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 e 129./panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password