Ngjarje e rëndë tek Rruga Bardhyl, burri me parainfarkt qëndron 50 minuta në rrugë me kokën e çarë


Një burrë ka kaluar parainfrakt ditën e sotme në afërsi të “Rrugës Bardhyl” në Tiranë. Siç tregon personi që ka raportuar ngjarjen në redaksinë e “Jetaoshqef”, burrit i është dashur të qëndrojë rreth 50 minuta i shtrirë në trotuar, duke rrezikuar jetën, ndërsa në vendngjarje janë forcat e policisë, të cilat qëndrojnë tërësisht indiferente. “Pershendetje! Doja t’ju njoftoja se tek Ruga Barrdhyl m’u afer farmacise 10 ketij personi i ra parainfrakt n’zemer. Kemi marre policin, ambulancen dhe thone po vjen. U bene 40 minuta e s’po shofim gje qe ne vije ajrore nga Q.S.U.T eshte 200 metra”, – thotë ndër të tjera mesazhdërguesi. Videoja nuk ka nevojë për shumë komente. Me të vërtetë është skandaloze, si qëndrimi i policisë, e cila nuk lëviz vendit duke e parë gjendjen kritike të pacientit si dhe vonesa e ambulancës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password