Ngatërruan barin helmues me shafranin. Një çift në Itali kanë mbetur të vdekur nga “kolkicina”, një substancë ekstrakt nga një bimë e egër. Giuseppe Agodi e Lorenza Frigatti 70 dhe 69 vjeç, kanë mbledhur barishte në pyll për të bërë një rizoto. Fillimisht u mendua për një atak kardiak. Gruaja e pati agoninë më të ngadaltë. Ajo ndërroi jetë në spitalin e Padovas, pavarësisht ndihmës mjekësore. Mjekët dyshuan menjëherë për helmim, duke lidhur simptomat e të dyve. Pas autopsisë u konfirmua helmimi nga “Colchicum” vjeshtor, bima që mblodhën në pyll. Ajo sjell pasoja fatale menjëherë pasi konsumohet. Në rastet e rënda shkakton kriza konvulsive e më pas vdekje./ revistawho.com